Torturat dhe maltretimet ndaj familjes Haradinaj nuk kanë të ndalur.
Pas ndalimit që iu bë kohë më parë kryeministrit Ramush Haradinaj, në Francë, një fat të tillë sot e ka përjetuar edhe vëllai i tij, Dauti.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Ai është kapur nga policia në Vjenë ndërsa ende nuk dihet se si do të procedojnë.
Ndalimi është bërë rreth orës 14 e 30 ndërsa Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për çdo zhvillim përkitazi me këtë rast.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.