×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon aksioni i Speciales, pamje nga bastisja në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 14:46

    Mëngjesin e sotëm, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, është bastisur shtëpia e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

    Bastisja është duke vazhduar ende, raporton për Reporteri.net, gazetari Venhar Isufi.

    Siç shihet në pamjet e mëposhtme, para banesës së Behramajt ndodhen një numër i madh  policëve të Kosovës, të cilët po asistojnë në bastisje.

    Aktualisht është bllokuar edhe parkingu i ndërtesës ku banon Behramaj.

    Nga Zyra Prokurorit të Specializuar, nuk kanë komentuar bastisjen në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit.

    Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, nga ZPS-ja kanë thënë se nuk mund të komentojnë mbi hetimet e veta.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi hetimet e veta”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett për Reporteri.net.

    Kujtojmë se në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

    Gjykimi në rastin e Thaçit dhe të tjerëve pritet të fillojë më datë 3 prill.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar s’e komenton bastisjen në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!