×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Vazhdon aksioni kundër fajdeve, arrestohen dy persona në Gjilan – një i dyshuar në arrati

    Reporteri
    21 Qershor 2024 | 10:56

    Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas operacionit të djeshëm policor në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, sot ka vazhduar me bastisje në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Gjilanit, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në fajde, teksa një tjetër është shpallur në kërkim policor, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, Policia njofton se gjatë aksionit policor janë gjetur prova, të cilat ndihmojnë në zbardhjen e rastit ku të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

    Të dyshuarit kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdesë dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro.

    Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast  kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro.

    Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve”, thuhet në njoftim.

    Pesë të arrestuar në aksionin e Policisë kundër fajdeve në Pejë dhe Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!