×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon debati mes Grenellit dhe gazetarit të New York Times: Shkrim i mbushur me paragjykime

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 0:02

    Emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka filluar një debat virtual në Twitter me gazetarin e New York Times, Patrick Kingsley.


    Gjithçka filloi nga një shkrim i publikuar në këtë gazetë mbi temën e anulimit të takimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe kryesimin e dialogut nga Shtëpia e Bardhë – shkrim të cilin Grenell po e quan të anshëm dhe me shumë gabime.

    “Unë nuk e diskutoj që s’pranova t’ju flas sepse ju jeni tepër të njëanshëm. Dhe tani shkrimi juaj është i mbushur me shumë gabime. Është pasoja e paragjykimit tuaj”.

    Kjo ishte përgjigja e që Grenell i ktheu për këtë postim gazetarit:

    “Ambasador, unë ju pyeta juve dhe zyrën tuaj për deklarime dhe sqarime tri herë para publikimit – dy herë me email dhe një herë me telefon. Ju refuzuat të deklaroheshit. Që nga shkurt, kam provuar të kontaktoj me ju dhe zyrën tuaj të paktën 11 herë. Secila herë u refuzua”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!