×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca publike

    Vazhdon gjykimi në Hagë, dëshmitari i sotëm pa masa mbrojtëse

    Reporteri
    24 Qershor 2024 | 6:46

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot nga ora 09:00 do të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët, përcjell Reporteri.net.

    Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, ka njoftuar për gazetën online Reporteri.net se dëshmitari i sotëm ka të ngjarë të dëshmojë për 2 ditë radhazi dhe në seancë publike.

    “Dëshmitari i së hënës nuk do të ketë masa mbrojtëse, kështu që dëshmia, e cila ka gjasa të zgjasë dy ditë, duhet të jetë publike”, tha Bennett.

    Gjyqi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka nisur më 3 prill në Dhomat e Specializuara të Kosovës, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!