×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon heshtja e Kurtit, këta janë të gjithë zyrtarët e VV-së që reaguan ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 12:33

    Kryeministrit Albin Kurti, i cili qysh kur erdhi në këtë detyrë ka bërë shkarkime të shumta po i kërkohet edhe shkarkimi i këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi. Ky i fundit në një intervistë tha se anëtarë të UÇK’së dyshohet se kanë vrarë 1000 civilë serbë.


    Deklaratat e tij ngjallën reagime të shumta në mesin e organizatave të dala nga lufta, por reaguan edhe vetë deputetë e zyrtarë të VV-së, shkruan Reporteri.

    Ministri në detyrë i Diasporës dhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, kritikoi deklaratat e Shkëlzen Gashit mbi UÇK-në. Konjufca tha se Gashi po të ishte këshilltar i tij, do të shkarkohej menjëherë.

    Një reagim erdhi edhe nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu shkroi se lufta e UCK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.

    “Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Kauza e popullit shqiptar për çlirim e pavarësi ka qenë e drejtë. Gjykata Speciale ka qenë gabim dhe e dëmshme, e cila ka vendosur paralele në mes të Kosovës dhe Serbisë për krimet e luftës”, ka shkruar Haxhiu.

    https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3584670098270422

    Për deklaratat e Gashit reaguan edhe disa deputetë të VV-së të cilët potencuan se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e madje disa prej tyre kërkuan edhe shkarkimin e menjëhershëm të Gashit.

    “Si Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoj nga Shkëlzen Gashi që të kërkoj falje publike për deklaratat skandaloze dhe të dëmshme, duke ofruar dorëheqje morale të mënjëhershme nga posti i tij, në të kundërtën kërkoj publikisht nga Kryeministri Kurti që ta liroj nga detyra menjëherë”, ka shkruar deputeti i VV-së, Enver Haliti.

    https://www.facebook.com/enver.haliti/posts/10220133509981603

     

    Shkarkimin e Gashit e ka kërkuar edhe deputeti tjetër i VV-së, Valon Ramadani.

    “Nuk njolloset tërësia nga individi; mendimi i tij nuk i takon asaj që ai përfaqëson. Shkelzen Gashi duhet të lirohet nga detyra kurse krenaria e UÇK-së do të mbetet përjetë e paprekshme!”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/ValonRamadaniVV/posts/2963117837110652

    Njëjtë reagoi edhe Mefail Bajqinovci, po ashtu deputet i VV-së, i cili shkurt shkroi: “UÇK-ja nuk ka bërë krime!”

    https://www.facebook.com/MefailBajqinovciofficial/posts/255286839190662?__xts__%5B0%5D=68.ARAzjyyIlLeE790-TmLGbCbART5RQBaE23acuBofxKcEasmap5Qa-wmdWuLteikhr4qc_VjKrEI7kQSIPF0SnC8svrhfw-hWL4-JhrvKjCGU15DkX7dlCTdYB49DHdB2caR4sbncnqkXUd3htRRlwcLiLuUl9G_iyiVuua_LwecMgsgvOe_xXvo5wrQB7bfWfJFBMuVq7vd0AIAENxhh9mJbLAwYBlC9FopVQHJGOKDqc-M1s-XeUM-Uo7RRjPrvX5gFHLKtjlqqszw6Wj7jndmnYakVGkdSAR-ZcAWj4jzFXQW75LuoB1Nw-MT4VGXWJQ8FFGbbi819DPYP_gA&__tn__=-R

     

    Ndaj deklaratave të Gashit ka reaguar edhe “garda e vjetër” e VV-së.

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, luti Kurtin ta shkarkojë Gashin duke thënë se ky i fundit nuk bëhet njeri.

    “Albin Kurti të lutem, ama sinqerisht të lutem! Shkarkoje Shkëlzen Gashin menjëherë sonte”, shkruan Durmishi.

    https://www.facebook.com/hdurmishi/posts/10158556248404524

    Për deklaratat e këshilltarit të tij, nuk ka ende asnjë reagim nga kryeministrit Kurti.

    Ndërkohë vetë Shkelzen Gashi, gjatë natës së mbrëmshme doli me një sqarim ku tha se  ka individë të UÇK-së kanë kryer krime, e jo UÇK-ja.

    Gashi ndër të tjera ka theksuar se UÇK-në e mbrojmë kur të pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer.

    E për këto deklarata të Gashit, sonte është organizuar protestë nga ballkonet dhe dritaret. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!