×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Kaçaniku

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 11:43

    Edhe sot, vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Begraca e Kaçanikut , Muhabi Shukri Islami, i lindur me 13.03.1978.  I njëjti me datën 07.06.2021, kishte dalur nga shtëpia e tij dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.


    “Ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrëfikësve dhe 40 vullnetarë,  kanë nisur me mengjes kërkimin e tij .

    Ai, ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe kishte të veshur gjinse të kaltërta, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt, ( tel .192)”, thuhet në apelin e policisë, transmeton Gazeta Express.

    Familjarët e të zhukurit kanë deklaruar se 41-vjeçari kishte dalë për të mbledhur kërpudha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!