×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon kërkimi me helikopterë, anije e zhytës për Florijana Ismailin

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 11:44

    Shpresat janë gjithnjë e më të vogla për gjetjen e fubollistes shqiptare, Florijana Ismaili.


    Që nga e shtuna e kaluar 24 vjeçarja është zhdukur, pasi kishte hyrë për not së bashku me një shok në liqenin e Como-s në Itali.

    Autoritetet italiane dhe zvicerane ende janë duke e kërkuar për të gjetur trupin e saj me helikopterë, zhytës e anije por ende nuk ka asnjë shenjë pozitive.

    Edhe familjarët e saj janë pesimist që Ismaili mund të jetë gjallë.

    Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ofruar ndihmë duke vënë në dispozicion Forcat e Sigurisë së Kosovës për të kërkuar trupin e Ismailit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!