×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon kontrabanda e mallrave nga Serbia, 6 mijë shishe me pije konfiskohen në Kamenicë

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 12:03

    Vendosja e taksës ndaj Serbisë ka shpeshtuar tej mase kontrabandimin e mallrave nga ky shtet.


    Një rast i tillë është raportuar nga Policia e Kosovës edhe gjatë ditës së djeshme.

    Njësia patrulluese e Policisë së Kosovës ka ndaluar dje në fshatin Desivojc të Kamenicës.

    Mjeti në fjalë po drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë.

    Gjatë kontrollimit është vërejtur se i njëjti po transportonte 6 mijë shishe pije pa dokumente.

    Malli është konfiskuar, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!