×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon lufta kundër kontrabandës në veri, policia kap 600 kg domate

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 17:41

    600 kilogramë domate për të cilat nuk kishte dokumentacion përcjell, po tentonin të futeshin ilegalisht në Kosovë nga Serbia, mbrëmë në Leposaviq, saktësisht në orën 21:55.


    Policia Kufitare për këtë rast ka njoftuar edhe Prokurorinë, e rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.

    Sipas Policisë së Kosovës furgonin e drejtonin dy burra të nacionalitetit boshnjakë, me shtetësi serbe.

    Rasti është hapur si “tregti e ndaluar”.

    “Raportohet se njësia policore ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj boshnjakë shtetas të Serbisë të cilët me një kombi transportonin rreth 600 kg domate pa dokumentacion përcjellës. Me vendim të prokurorit të rastit iniciohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Lajmi është dhënë edhe në mediat serbe. KoSSev njofton për arrestimin e dy shtetasve serbë me 600 kilogramë domate pa dokumentacion përcjellës, derisa të njëjtin e ka transmetuar edhe agjencia e lajmeve FoNet.

    Kah mesi i këtij muaji, në veri u fol për një “krizë humanitare”, pas taksës 100 për qind që Kosova i ka vënë mallrave që hyjnë nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina.

    Institucionet e Kosovës e mohuan se në veri ka krizë e mungesë artikujsh ushqimor e higjienikë, duke akuzuar Serbinë se po bën lojë e po inskenon krizë të paqenë.

    Kujtojmë se Qeveria e Kosovës i ka vënë në nëntor të vitit 2018 Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës masë tarifore prej 100 për qind, për mallra që duan të importojnë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!