Kolonat e gjata duket se janë akoma duke zgjatur edhe gjatë fillimit të javës në Merdare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se për të dalë nga Kosova duhet të prisni deri në një orë.
Kjo tregon edhe një herë se pala serbe po neglizhon fluksin e këtyre ditëve, duke lënë kosovarët të presin. Kjo pasi, sipas Qendrës, për të hyrë në Kosovë duhet pritur vetëm deri në 5 minuta, transmeton Reporteri.net.
Sidoqoftë, situatë pak më e mirë po qëndron që nga mbrëmë në Dheun e Bardhë, pasi pritjet për të dalë nga Kosova në atë pikë po shkojnë dikur 20 minuta më pak se në Merdare.
Ndryshe, kosovarët kishin pasur probleme edhe në fillim të verës, pasi pala serbe kishte krijuar kolona kilometërshe duke mos i shtuar zyrtarët në këto pika./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.