Ka vazhduar përplasja ndërmjet liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit Hoti.
Gjithçka nisi për shkak të vendimit të Hotit për shuarjen e Task- Forcës Antikorrupsion, vendim ky që sot u kritikua nga kreu i AAK-së, shkruan Reporteri.
Haradinaj para pak minutash ka bërë edhe reagimin e dytë brenda dy orëve.
“Gjatë jetëgjatësisë së demokracisë së vendit tonë, sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar”, ka shkruar Haradinaj, duke iu kundërpërgjigjur Hotit, i cili tha se ai do ta forcoj sundimin e ligjit.
Në reagimin e tij të parë, Haradinaj ka thënë se shuarja e Task Forcës Kundër Korrupsionit e e cila ka funksionuar për më shumë se 10 vite shkakton pasiguri juridike.
Sipas kreut të AAK-së, kjo Task Forcë ka hetuar dhe kanë qenë në proces të hetimit të shumë rasteve të profilit të lartë në bazë të mandatit të tyre, si dhe puna e tyre ka treguar që askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia.
Përplasja mes Haradinajt e Hotit vjen vetëm një ditë pasi koalicioni qeverisës zhvilluan takim në objektin e Kuvendit të Kosovës. Detajet nga takimi ishin të pakta, derisa u tha se u diskutua për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe atë për Buxhet. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.