×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon përplasja: Hoti i kundërpërgjigjet ashpër Haradinajt për Task Forcën

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 14:42

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas kritikave që mori nga partneri i koalicionit, Ramush Haradinaj lidhur me vendimin për shuarjen e Task Forcës kundër Korrupsionit.


    Ndër të tjera Haradinaj akuzoi Hotin për përfshirje në drejtësi, derisa tha se politika nuk duhet të përzihet asnjëherë në drejtësi.

    E nën anën tjetër, në reagimin e tij Hoti ia ka bërë me dije Haradinajt se që nga fillimi kjo qeveri ka patur për qëllim fuqizimin e shtetit ligjor.

    “Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë.
    Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve.
    Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor.
    Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, ka shkruar Hoti.

    Përplasja mes Haradinajt e Hotit vjen vetëm një ditë pasi koalicioni qeverisës zhvilluan takim në objektin e Kuvendit të Kosovës. Detajet nga takimi ishin të pakta, derisa u tha se u diskutua për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe atë për Buxhet./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!