×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon polemika ndërmjet Muratit e Bajramit për dorëheqjet

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 20:46

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar sërish ndaj deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, pas akuzave të saj se ministrat duhet të japin dorëheqje në përputhje me Ligjin për Qeverinë.

    Përmes një postimi në Facebook, Murati i është referuar Nenit 31, paragrafi 5 të Ligjit për Qeverinë, duke thënë se një qeveri që e përfundon mandatin e saj, ushtron të njëjtat funksione si një qeveri në dorëheqje.

    “Hykmete, lexoje çka thotë Neni 31, paragrafi 5 i ligjit. Qeveria e cila e përfundon mandatin, kryen funksionet e njëjta si qeveria në dorëheqje,” shkruan Murati.

    Ai ka sqaruar më tej se Neni 26, të cilit i është referuar Bajrami më herët, do të kishte vlefshmëri vetëm në rast se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ do të ndodhte para datës 23 mars 2025.

    “Neni 26 do të vlente po qe se çertifikimi i rezultatit nga KQZ do të bëhej para datës 23 mars 2025,” tha Murati.

    Në fund, Murati ka thumbuar opozitën duke thënë se kjo është hera e parë që një qeveri po e përfundon mandatin e plotë, prandaj thotë se ju duket e pabesueshme.

    “Nuk ju fajësoj, është hera e parë që një qeveri e çon mandatin deri në fund. Prandaj edhe u duket e pabesueshme,”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!