Sot vazhdon procesi gjyqësor në rastin “Thaçi” dhe të tjerët në Hagë.
Seanca në Gjykatën Speciale nis në ora 09:00 dhe mbahet deri në ora 16:30. Sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 100-të në gjykatë në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ky dëshmitar, me pseudonimin WO4809, po dëshmon përmes videolidhjes.
Gjatë ditës së djeshme ka vazhduar dëshminë dëshmitari i 99-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W04854.
Dëshmia e këtij dëshmitari është dëgjuar në seancë private për publikun.
Ky dëshmitar e ka filluar dëshminë të hënën pas dëshmitarit Fatmir Sopi, i cili dëshmoi në seancë publike.
Ndërsa, pas tij pritet që të dëshmojnë gjatë kësaj jave edhe tre dëshmitarë të tjerë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.