×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Prishtinë, vetëm sonte u konfirmuan 44

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 22:36

    Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 96 raste të reja me koronavirus, 44 prej të cilave janë në kryeqytet.


    Komuna e Prishtinës prinë në listën e qyteteve me më së shumti raste prej ku edhe janë afërsisht 50 përqind e rasteve të reja ose 44 sosh, shkruan Reporteri.net.

    Qytetet e tjera ku u konfirmuan raste të reja me COVID-19 janë komuna e Prizrenit me 10 raste, Peja 7 raste, Rahoveci 5 raste, Ferizaj 5 raste, Suhareka 4 raste, Mitrovica 3 raste, Gjakova 3 raste, Gjilani dhe Vushtrria me nga 4 raste, Drenasi 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Istog, Fushë Kosovë, Podujeve, Skënderaj dhe viti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!