×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë 27-vjeçarja që u godit nga vetura në Qyshk të Pejës

    Reporteri
    02 Prill 2025 | 10:45

    Gjendja e 27-vjeçares e cila u godit nga një veturë në fshatin Qyshk të Pejës mbrëmë, është në gjendje të rëndë.

    Kështu ka deklaruar për Gazetën Online Reporteri.net, Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija, i cili tha se mëngjesin e sotëm ajo është sjell në këtë klinikë.

    “Gjendja e saj është relativisht stabile, por vazhdon me qenë e rëndë”, tha shkurt Spahija për Reporteri.net.

    Rasti ka ndodhur pasditen e së martës, ku viktima ka qenë duke kaluar rrugën, teksa është goditur nga vetura.

    Policia ka njoftuar se i dyshuari për rastin është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    “Një femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë derisa ishte duke e kaluar rrugën. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

    I dyshuari është zyrtar policor. Në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës u tha se ai ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë civile.

    “IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë në fshatin Qyshk, ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 ku janë përfshirë një automjet (të cilën ishte drejtuar zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare) dhe një këmbësore . Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit si dhe njësitet tjera relevante policore, përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor”, u tha në njoftim të IPK-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!