×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon ulja e temperaturave, parashikimi i motit për ditën e diel

    Reporteri
    09 Korrik 2022 | 15:47

    Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

    IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

    IHK thekson se reshjet e fundit që ranë kanë ndikuar pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!