I dyshuar se ka ndihmuar në vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj A. S., pas pak pritet të dalë para gjykatësit në Ferizaj.
Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” ka bërë të ditur kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.
“Seanca ndaj të dyshuarit lidhur me vrasjen e ndodhur ditë më parë do të mbahet me fillim nga ora 10:00”, ka thënë Jashari.
Sipas prokurorisë, i dyshuari A.S. gjatë gjithë kohës ka qenë në vendngjarje dhe dyshohet se ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës duke kontribuar në vdekjen e 18 vjeçares.
I pyetur lidhur me të dyshuarin tjetër që është në arrati, D.K. kryeprokurori ka thënë se janë duke e kërkuar, por ende nuk ka diçka te re për arrestimin e tij.
“Policia e Kosovës është duke e kërkuar por deri tani ende nuk është arrestuar. Ka thirrje nga qytetarët se e kanë parë në një pjesë apo tjetër, por ende nuk është arritur të arrestohet”, thotë Jashari. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.