×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e Agon Musliut, Lutfi Haziri raporton sot para deputetëve

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 8:01

    Në Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës që do të mbahet sot në ora 10:00, do të raportoj kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.


    Po sot, në ora 12:00 do të dëshmoj edhe udhëheqësi i Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, Fadil Kajtazi.

    Pas një ore, në këtë komision hetimor është ftuar që dëshminë e tij ta jap edhe koordinatori i Qendrës Operative në ministrinë e Shëndetësisë, Pashkë Buzhala.

    Që të tre do të dëshmojnë rreth rastit të të ndjerit, Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në Qendrën Karantinë që ishte tek Qendra e Studentëve e cila në kohën e pandemisë shërbeu si karantinë për të gjithë qytetarët që vinin në Kosova nga vendet tjera.

    Komisioni Hetimor për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës është mbledhur edhe më 1 tetor gjatë së cilës mbledhje, Ilir Hoxha u votua për të qenë ekspert i shëndetit publik për këtë komision.

    Sqarime për angazhimet e ekspertëve në këtë komision i dha kryesuesja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila.

    Eksperti ligjor në komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës është Adem Vokshi, si dhe

    Para këtij komisioni deri tani dëshminë e tij e kanë dhënë ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ish zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku. Ndërsa po në këtë komision dëshminë e ka dhënë edhe babai i të ndjerit, Agon Musliu i cili vdekjen tragjike të djalit të tij e ka quajtur si politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!