Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dërguar telegram ngushëllime familjes së ish-diplomatit Anton Berisha i cili vdiq sot pas një sëmundje të shkurtër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në telegram thuhet se kontributi i Anton Berishës do të mbetet trashëgimi e rëndësishme në jetën politike e shoqërore.
“Anton Berisha dha një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën politike dhe diplomatike të Kosovës që nga viti 1990, ku ishte i autorizuar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova për misione specifike diplomatike. Si gjeneratë e parë e ambasadorëve, Berisha shërbeu si ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni, duke ndihmuar Kosovën në integrim e skenës ndërkombëtare. E pastaj edhe si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, këshilltar diplomatik i kryeministrit dhe si person diplomatik kontaktues në Selinë e Shenjtë”, thuhet mes tjerash në telegramin e Abdixhiku drejtuar familjes Berisha.
“Humbja e veprimtarit Anton Berisha është një humbje e thellë edhe për trupën tonë diplomatike dhe shërbimin e jashtëm të Kosovës, ku shërbeu e kontribuoi me devocion dhe profesionalizëm prej dekadash”, shkruan Abdixhiku.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.