Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-diplomatit Anton Berisha, që ka qenë edhe kryetari i parë i Bordit të ARKEP.
Në telegram thuhet se Berisha ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në themelimin dhe konsolidimin e këtij Institucioni si dhe zhvillimin e sektorit të komunikimeve elektronike në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
“Udhëheqja dhe vizioni i tij kanë lënë gjurmë të thella dhe të qëndrueshme në rrugëtimin e sektorit tonë drejt zhvillimit dhe përparimit. Në emër të ARKEP dhe gjithë stafit tonë, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe ndajmë dhimbjen tuaj në këtë humbje të madhe. Kujtimi për z. Anton Berisha do të mbetet gjithmonë i gjallë dhe frymëzues për të gjithë ne që patëm nderin ta njohim dhe të punojmë me të”, thuhet në telegram.
Berisha vdiq sot pas një sëmundje të shkurtër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.