Në Minierën e Artanës kanë humbur jetën sot dy punonjës, Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj.
Idriz Gerbeshi, xehetar me banim në Hajvali dhe Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna e Lipjanit, janë viktimat që humben jetën në thellësi të Minierës së Artanës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur MEPTINIS-i, e cila edhe u ka shprehur ngushëllime familjeve.
Në vendngjarje tashmë ka mbërritur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, teksa aty janë parë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari.
Ngjarja ka ndodhur me shembjen e papritur të masës shkëmbore në Minierën e Artanës.
Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.