×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e dyshimtë mbrëmë në Pejë, viktima është vëllai i një avokati

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 13:17

    Mbrëmë rreth orës 20:26, një ankues ka kërkuar ndihmën e Policisë në Pejë pasi që në shtëpinë e tij ishin ndalur dritat dhe mbyllur dera, ndërsa i vëllai nuk i lajmërohej në telefon.


    Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur një person pa shenja jete.

    Viktima është Lulzim Rama, i lindur në vitin 1978.

    Trupi i viktimës është dërguar për obduksion me vendim të prokurorit.

    Lulzim Rama ishte vëllau i avokatit kosovar, Ilir Rama. Ndërsa vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vet avokati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!