×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e foshnjës 3-javëshe nga COVID-19, mjekja thotë u pranua në gjendje të rëndë

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 22:14

    Gjatë ditës së djeshme jetën e ka humbur edhe një foshnje 3-javëshe.


    Foshnja e gjinisë femërore ishte e infektuar me koronavirus.

    Ajo ishte pranuar në Klinikën e Neonatologjisë me datë 28 gusht pas dyshimeve që kishte shprehur pediatri i saj.

    Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili thotë se gjendja e foshnjës kur ishte pranuar ishte e rëndë.

    “Në momentin që është pranuar në klinikën tonë i është bërë testi dhe ajo është konfirmuar pozitive. Gjendja e foshnjës qysh në fillim që është pranuar ka qenë e rëndë dhe ka kërkuar mbështetje me respiratorë. E kemi vendosur në ventilim mekanik. Në vijim gjendja vazhdimisht ka qenë e rëndë, derisa dje pasdite përkundër kujdesit intensiv ajo ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ajo për TV Dukagjini.

    Gjendja shëndetësore e nënës së foshnjës sipas Ismailit paraqitet stabile.

    “Nga informatat që kemi, del se familja e foshnjës ka qenë e infektuar me koronavirus ndërkohë që edhe foshnja ka rezultuar pozitiv. Gjendja e nënës së foshnjës është stabile. Në testet e dyta familja tashmë ka rezultuar negative në koronavirus, por foshnja edhe në testin e dytë kishte rezultuar pozitive”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!