Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë”, shkruan ambasada e SHBA-së në Shqipëri, duke shtuar se letërsia e tij frymëzon lexues në mbarë botën.
Ndërsa kujtoi që ambasada e SHBA-së ka nderuar Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020.
“Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra”, thuhet në postim.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën. Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020″.
“Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”, shkruan Ambasada amerikane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.