×
  • Lajme
  • Lajme / Gjenerali Mike Jackson

    Vdekja e komandantit të parë të KFOR-it, Krasniqi: Bashkëpunimi me UÇK-në në ruajtjen e paqes do të kujtohet gjithmonë

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 10:04

    Është ndarë nga jeta komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Mike Jackson.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka vlerësuar lartë kontributin e tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

    Krasniqi ka shtuar se bashkëpunimi i tij me krerët e UÇK-së do të mbetet gjithmonë i paharruar.

    “Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas luftës në Kosovë. Roli i tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në një kohë sfiduese për popullin tonë ishte jetik. Përkushtimi i tij në bashkëpunimin me krerët e UÇK-së dhe në përpjekjet për paqe do të mbetet gjithmonë i paharruar”, ka shkruar Krasniqi.

    Kryetari i PDK-së u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me gjeneralin Jackson.

    “Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Pushoftë në paqe”, u shpreh Krasniqi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!