×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e Martinit, Komuna fton qytetarët të ndezin qirinj para lokalit të tij

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 18:15

    Të shtunën ka vdekur pronari i lokalit ikonik “Te Martini”, Martin Hajdari.

    Në nderim të tij, Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që të bashkohen sonte në orën 20:00 para lokalit për të ndezur qirinj, shkruan Reporteri.net..

    “Ftohen qytetarët sonte, në ora 20:00, te “Martini”, për një përkujtim simbolik për njërën nga ikonat e Prishtinës, që na la”, thuhet në njoftim.

    Lokali “Te Martini”, ekziston tash e 30 vjet. Ishte hapur në vitin 1995. Ky lokal që gjendet në qendër të Prishtinës, apo te vendi i quajtur “kafet e rakisë”, llogaritet edhe si ikonë apo identitet i kryeqytetit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!