×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Vdekja e Qerkinit, Krasniqi: Baca Bajram nuk i gjeti kurrë eshtrat e djalit, dhimbjen e shndërroi në forcë

    Reporteri
    24 Shkurt 2025 | 11:08

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehu ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”.

    “Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Bacës Bajram Qerkini. Ai nuk ishte thjesht Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve” – ai ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e një populli që ende pret drejtësi. Baca Bajram nuk i gjeti kurrë eshtrat e djalit të tij, Reshatit. Ai jetoi me atë dhembje dhe e shndërroi në forcë, në këmbëngulje, në një betejë të pandalshme për të vërtetën, kujtimin dhe drejtësinë.”, ka shkruar Krasniqi.

    Kreu i PDK-së tha se “Kauza e Bacës Bajram, ashtu si edhe e qindra bashkëkombësve tanë të tjerë, mbetet amanet i përjetshëm”.

    “Nuk do t’i harrojmë ata që mungojnë dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ta. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës. Pusho në paqe, Bacë!”, ka shtuar Krasniqi.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!