×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Vdekja e Sylë Tahirsylajt, Kurti: Do të mbetet i paharrueshëm, ishte një shpirt luftarak

    Reporteri
    17 Qershor 2024 | 13:28

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjarëve të profesorit Sylë TahirSylaji i cili vdiq ditën e djeshme, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Kurti ka treguar se dy vite më parë ka vizituar Kullën e kësaj familje në fshatin Isniq, e ku thekson se bisedat me profesorin Sylë Tahirsylaj i ka pasur të gjata.

    “Kontributi i tij në fushën e metereologjisë në Kosovë dhe për Universitetin e Prishtinës si akademik, do të mbetet i paharrueshëm. Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet”, shkroi mes tjerash ai.

    Postimi i plotë:

    Kullën e familjes Tahirsylaj në fshatin Isniq e vizituam në tetorin e para dy viteve. Bisedat me Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj i patëm të gjata e mbresëlënëse.

    Kontributi i tij në fushën e metereologjisë në Kosovë dhe për Universitetin e Prishtinës si akademik, do të mbetet i paharrueshëm. Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet.

    Lajmi për ndarjen e tij nga jeta na pikëlloi thellë. Do ta kujtojmë përherë përkushtimin për punën dhe dashamirësinë e tij.

    Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Tahirsylaj, për më të dashurin tuaj. Bacën Sylë do ta kujtojmë për jetë e mot!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!