×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Vdekja në Ulpianë, policia jep detaje

    Reporteri
    30 Maj 2025 | 10:18

    Një person është gjetur pa shenja jete dje në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

    Policia sot tha se janë duke e hetuar këtë vdekje, ndërsa shtoi se ekipet policore dje herët në mëngjes kanë dalë në vendngjarje dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

    “Prishtinë 29.05.2025 – 06:17. Është raportuar për një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi policor dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është marrë nga IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!