×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Vdekje e dyshimtë në Vushtrri, Policia jep detaje

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 10:11

    Ka vdekur një person në Vushtrri pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Policia e Kosovës njofton se i njëjti është dërguar në spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku sipas mjekut kujdestar, personi në fjalë ishte pa shenja jete.

    Me ç’rast, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe është duke u hetuar rasti, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Vushtrri, 11.11.2024-11:50. Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin e Mitrovicës Veri pasi që i njëjti dyshohet të jetë rrokullisur me traktor. Sipas mjekut kujdestar personi në fjalë ishte pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe është duke u hetuar rasti. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!