×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 25 vjeçari që u godit nga rrufeja në Tetovë

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 12:05

    Një 25 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga rrufeja në Pallçishti i Poshtëm në Tetovë.


    Mediat vendase bëjnë me dije se fatkeqësia ka ndodhur gjatë kohës kur ai ka qenë duke kullotur një tufë delesh.

    Ndërkohë trupi i pajetë i të riut është gjetur nga një tjetër bari që ka qenë në afërsi.

    “Dje në ora 19:25 në SPB Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur Karabunar, në fshatin Urviç të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i një 25-vjeçari banor i Pallçishtit të Poshtëm, me inicialet E.O, i cili ka vdekur nga goditja e rrufesë.

    25-vjeçari nga shtëpia ka dalë rreth orës 11:00, ndërsa pas një periudhe nuk ju është përgjigjur thirrjeve telefonike. Vdekjen e ka konstatuar mjek i mjekësisë ligjore, ndërsa trupi i tij, pas urdhërit të prokurorit publik, i është dorëzuar familjes”, thonë nga Policia e Tetovës.

    Ndryshe, dje rrufeja lëndoi pesë persona të tjerë në qytetin e Ohrit, të cilët kanë qenë në plazh.

    Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me rekomandime për ditët e ardhshme, në të cilat është paralajmëruar mot i ligë. Ata kanë kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj periudhe të jenë të kujdesshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!