×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 48 vjeçari që u aksidentua dje në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

    Reporteri
    12 Mars 2024 | 9:36

    Një person ka vdekur dhe dhe dy të tjerë janë lënduar pas një aksidenti mes tre veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në hyrje të Vushtrrisë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të hënës, teksa viktima i cili është 48-vjeçar ka vdekur në SHSKUK në orët e para të së martës.

    “Mbrëmë rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë’ në segmentin rrugorë në hyrje të Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti.

    “Në aksident ishin përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë, më pas dy nga të lënduarit janë dërguar në SHSKUK –Prishtinë.

    “Ndërsa, me datën 12 mars 2024, rreth orës 00:20, nga SHSKUK- ja, është raportuar se i lënduari viktima M.M.48 vjeçar, ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”,tha Zahiti për Reporteri.net.

    Kujtojmë se në një aksident trafiku të ndodhur pas mesnatës në Klinë ka vdekur po ashtu një person dhe janë lënduar tre të tjerë. /Reporteri.net/

    Aksident në Klinë, vdes një person

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!