×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 52-vjeçari nga Istogu, viktima e 41-të nga Coronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 17:38

    Ka shkuar në 41 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.


    Sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, pasditen e së enjtes, në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh. (1968) nga Istogu.

    Në njoftim theksohet se ai ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive më 23 qershor, si transfer nga Klinika Infektive.

    Deri tash në Kosovë janë regjistruar 2363 raste me COVID-19, prej të cilëve 1171 janë shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!