×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes aktori Rasim Thaçi-Cima, po luftonte për ta mundur Coronavirusin

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 12:07

    Ka vdekur sot në moshën 71 vjeçare aktori i njohur, Rasim Thaçi-Cima, shkruan Reporteri.net.


    Lajmi është i ditur nga familjarët e aktorit. Aktori i njohur kosovar ka disa ditë që po luftonte me koronavirusin.

    Për të para disa ditëve ishte kërkuar palcë e gjakut, derisa vetë aktori kishte folur nga Klinika Infektive ku ishte i shtrirë duke bërë thirrje për kujdes dhe ruajtje të shëndetit të secilit qytetar.

    Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike.

    Kujtojmë se mbrëmë ndërroi jetë nga Covid-19 edhe aktori i njohur shqiptar, Luran Ahmeti.

    Ahmeti vdiq në moshën 46 vjeçare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!