Ka ndërruar jetë fotoreporteri i “Koha Ditore”, Alban Bujari.
Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët dhe të afërmit, derisa u bë e ditur se i ndjeri varroset sot në varrezat e Dragodanit.
I ndjeri ishte fotoreporter gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku dhe hapi ekspozitën e quajtur “Erë Gjaku”, ku u kujtua Masakra e Rogovës së Hasit në Gjakovë, aty ku forcat serbe vranë e më pas masakruan 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe disa civilë të këtij fshati.
Bujari po ashtu ekspozoi shumë fotografi nga masakrat në burgun e Dubravës, Reçak, Prekaz, Krushë e vise tjera, foto këto që tregojnë krimet e masakrat të cilët serbët i kryen ndaj shqiptarëve.
Këtë ekspozitë ai e pati quajtur “Rrugëtimi drejt lirisë”.I ndjeri po ashtu kishte ekspozitë edhe nga koha e pandemisë, të cilën e quajti “COVID-19”, për t’i treguar qytetarëve atë çka humbën e s’e panë shkaku i izolimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.