×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes Artan Lame

    Reporteri
    22 Maj 2025 | 11:17

    Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare Artan Lame.

    Lame ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, pas një ndërhyrje të vështirë në zemër.

    Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.

    Lame ka qenë drejtues i lartë i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

    Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.

    Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

    Biografia:

    Artan Lame ka lindur në Tiranë më 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës.

    Ai ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.

    Funksione shtetërore:

    1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
    2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
    2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
    2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).

    2019-2023: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!