×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes drejtori i Spitalit të Vushtrrisë

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 22:16

    Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se drejtori i Spitalit ‘Sheikh Zayed’ në Vushtrri, Dr Hajrullah Saraqi, ka ndërruar jetë.


    Lajmin e ka dhënë Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “I rëndë lajmi për vdekjen e hershme të Dr. Hajrullah Saraqi, Drejtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri. Vdekja e dokut është humbje e madhe për shëndetësinë e Vushtrrisë, Spitalin dhe gjithë Kosovën. Në këtë kohë të rëndë të pandemisë, Dr. Hajra ishte në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shekullit, i palodhshëm në ndihmë të infektuarve me Covid 19 por edhe të gjithë pacientëve tjerë. Ishte krah i fuqishëm i Shtabit Emergjent Komunal dhe i imi.”

    “Do të na mungosh shumë dok. U takofshim në një vend më të mirë. Në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Saraqi dhe gjithë komunitetit shëndetësor të Spitalit Sheikh Zayed dhe qytetit të Vushtrrisë.”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!