×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes edhe një anëtar i LDK-së

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 16:38

    Ka vdekur anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa.


    Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

    Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sot Vushtrria e ka humbur njërin nga qytetarët më të dalluar të saj.

    “Vushtrria sot humbi një nga qytetarët më të dalluar të saj, aktivistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa. Ndihem shumë e pikëlluar nga vdekja e hershme e tij. Bacën Hamit e mban mend i gjithë qyteti si një njeri të urtë e të sjellshëm e të respektuar”, ka shkruar ajo.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2817239291839802&set=a.1515699045327173&type=3

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!