×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë, shkon në 31 numri i të vdekurve

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 20:31

    Një person ka vdekur nga koronavirusi, sonte në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke e çuar kështu në 31 numrin e të vdekurve nga ky virus.


    Lajmi u bë i ditur nga kjo klinikë, përmes një postimi në Facebook.

    Klinika Infektive ka njoftuar se i ndjeri është 71-vjeçar dhe vjen nga Komuna e Vushttrisë.

    “Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.”, thuhet në njoftim.

    Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 1 mijë e 158 të infektuar nga koronavirusi, derisa 876 janë shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!