×
  • Lajme
  • Lajme

    Koronavirusi ia merr jetën edhe një të riu kosovar, nipi i deputetit të AAK-së

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 13:03

    Edhe një person ka vdekur nga Covid-19 në Kosovë.


    Bëhet fjalë për Ardian Shabanajn, nga Strellci i Epërm i Deçanit.

    Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj derisa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka quajtur tronditës, shkruan Reporteri.

    Ai po ashtu ka bërë të ditur se i ndjeri është nipi i tij.

    “Lajm tronditës. Ka humbur betejën me covid 19 Ardian Nimon Shabanaj nga Strellci i Epërm i Deçanit!

    E bashkëndjejmë dhembjen me familjen Shabanaj!

    Prehu në paqe nipash!”, ka shkruar Selmanaj.

    Aktualisht në Kosovë 480 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, gjersa numri i rasteve të reja në ditët e fundit ka shënuar rënie. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/RasimSelmanajOfficial/photos/a.496343193796646/3161060817324857/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAV8zKolEX56DigYYqjimbAYKPuC31_Y-OtphTkmi0QBF7AZLXZYog-XFwQUaCt2pQnSrVBBAySV6PQv2evLmwPPrw2w2xHfMuKJReAHYrZv3ElNZHrEvbAtGLLra2iO3woXwq_uBoWhgBmhQAr3sHs028oFDIBQiTPRSLy8rZ_Q2R9zZe89T2LPVLg5uBHSIn6saQCheGYQLNryIy4XA7n6-8xnLlYLyAgkOGOdLkhfS8hqbBpEiWXBRmjCG7wUOPUVssSUvOeD7kK4kKAymp-tzLabszQf9KMGX2E0CcUCqwVgvFhxID4lsRylwGFzFkZJLgzFaD1PlG26RcMEKKEng&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!