×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes edhe një person në Kosovë nga koronavirusi

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 13:51

    Edhe një pacient ka vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë duke e quar në total numrin e të vdekurve në Kosovë në katër.


    Viktima është një 65-vjeçar nga fshati Sazli i komunës së Ferizajt. Sipas njoftimit pacienti është pranuar dje në Klinikën Emergjente të QKUK-së, si dhe ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka konfirmuar rastin.

    “I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!