×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediet raportojnë se vdes edhe personi tjetër që ishte me pronarin e ‘Selo Tours’ në Serbi

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 8:03

    Sipas raportimit të medieve vendore, bëhet e ditur se ka vdekur edhe personi i dytë që u plagos mbrëmë në Novi Pazar, ku viktimë e parë ishte S.J, pronar i agjensionit turistik “Selo Tours” nga Prishtina


    Metro merr vesh nga burime të saj se personi tjetër që ndodhej me viktimën S.J ka qenë një i afërm i tij, më konkretisht “baxhanaku”, i cili po ashtu ka ndërruar jetë pas plagosjes.

    Rezultatet e para të hetimit tregojnë se sulmin me armë e ka bërë një person i paidentifikuar deri më tani. Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!