×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes fëmija që u godit nga një veturë në Istog

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 8:30
    Fotografi ilustruese.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 17:15 një fëmijë është goditur nga një veturë në fshatin Kovrag të Istogut.

    I njëjti ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra, shkruan Reporteri.net.

    Shkaku deri te aksidenti sipas policisë ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.

    “Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!