×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes foshnja 1-vjeçe nga Skenderaj, i mbeti rriska e sallamit në fyt

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 21:01

    Një rriskë e sallamit ishte e pamundur t’i largohej nga fyti njëvjeçarit nga Skenderaj, për t’ia mundësuar frymëmarrjen.

    Kishte ende shenja jete, prandaj edhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
    Kështu një foshnje 14 muajsh nga Polaci i Skenderaj, i kishte mbetur diçka në fyt. Kjo i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje, e për këtë u mor në trajtim të menjëhershëm.

    Por, ato pjesë të sallamit ishte e pamundur të largohen për të liruar frymëmarrjen e foshnjës.
    Për rastin u informua edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, rajon ky që i takon komuna e Skenderajit, nuk ka dhënë shumë detaje për këtë rast.

    Ai ka njoftuar se trupi i pajetë i njëvjeçarit është dërguar për obduksion.

    E familja e fëmijës tashmë kanë hapur të pamën. Edhe ata konfirmuan se ishte një copë sallami, ajo që i mori jetën fëmijës, por që për shkak të gjendjes emocionale nuk pranuan të dalin para kamerës.

    Pas përfundimit të obduksionit pritet të bëhet edhe varrimi i njëvjeçarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!