Një foshnje e porsalindur ka vdekur pasi ka qenë duke udhëtuar në njërën prej dy veturave të aksidentuara në fshatin Grashticë të Prishtinës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar mjeku Naser Syla.
“E vdekur ka ardh ne emergjence. Dy prej te lenduarve te tjere jane ne gjendje te rende, e te tjeret jane liruar per ne shtëpi”, ka thënë ai.
Viti i lindjes së foshnjës ka qenë 2021.
“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Grashticë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti për Reporterin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.