×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes gazetari i RTK-së, Sulejman Gashi, ishte në gjendje të rëndë tash e disa vite

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 14:14

    Ka ndërruar jetë korrespodenti i RTK-së në ShBA-së, Sulejman Gashi.


    Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij gjersa njoftojnë se i nderi po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë.

    Varrimi i të ndjerit do të behët në vendlindjen e tij në Kosovë.

    Njoftimi i plotë:

    Të dashur familjarë dhe miq,

    Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë.

    Varrimi i të ndjerit do të bëhët në vëndlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij.

    Në ditët në vijim do të ju japim informata të mëtutjeshme. Ne jemi mirënjohës për respektin dhe dashurinë që njerëzit e kanë për më të dashurin tonë, Sulejmanin, por ju lusim që bashkërisht të respektojmë masat e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.

    Ju jemi mirënjohës për respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë tejët të vështirë për familjen dhe farefisin tonë.

    Me respekt,

    Familja e z. Sulejman Gashi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!