×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes gazetari Lekë Zherka

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 12:35

    Sot në moshën 56 vjeçare ka ndërruar jetë Lekë Zherka, gazetar dhe drejtor shumë vjeçar i mediumeve më të mëdha kosovare.


    Lekë Zherka karrierën e filloi në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV) ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi  në Radiotelevizionin 21 (RTV21).

    Me rastin e vdekjes të Lekë Zherkës do të mbahet mbledhja komemorative në Sheshin 21 në Radiotelevizion 21, duke filluar nga ora 11.

    Varrimi i të ndjerit do të bëhet në Varrezat e Qytetit në Prishtinë duke filluar nga ora 13.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!