×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes i riu që u ther me thikë në Hajvali

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 23:51

    Ka vdekur i riu që u ther sonte me thikë në Hajvali.

    Lajmin për Express e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, i cili tha se viktima erdhi me plagë të rënda.

    “Po ka vdekur. Kemi ndërhyrë për 1 orë e gjys. Ai ka ardhur me plagë të rënda”.

    Ndërsa, lajmin për plagosjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti.

    “Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

    Ajo bëri të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!